Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Urimi i Kryetarit Dimitrievski me rastin e 11 Tetorit

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju uroj për jubileun e këtij viti – 80 vjet nga Dita e Kryengritjes Popullore dhe Dita e Luftëtarit – 11 Tetori, që është realizimi i idealit maqedonas për liri dhe simbol i mosbindjes së popullit maqedonas. Më 11 Tetor 1941, ne u bashkuam me antifashizmin, duke i dëshmuar popullit tonë të drejtën për të ndërtuar një shtet të pavarur, sovran dhe të lirë. Rruga drejt fitores së dëshiruar përmes Luftës Nacional Çlirimtare na siguroi një vend në anën e humanitetit.

Sot u shprehim respekt luftëtarëve të lirisë, sakrifica dhe vendosmëria e të cilëve na e dhuruan një jetë dinjitoze dhe ruajtjen e vlerave të qëndrueshme të vendit tonë të dashur. Ata na detyruan të ruajmë dhe ushqejmë sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur. Le të vazhdojmë të luftojmë për barazi , duke ruajtur gjënë më të çmuar – lirinë. Le të mos lejojmë askënd të trondisë themelet e traditave historike të krijuara prej shekujsh.

Qoftë sot një festë e lumtur dhe e përjetshme, e cila për ne është një shenjë në ruajtjen e lirisë, sovranitetit dhe pavarësisë së
vendit tonë!

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст