Shlyhen borxhet e kategorive më të rrezikuara dhe rasteve sociale
Pas një periudhë të gjatë kohore Komuna e Kumanovës ka bërë përmbledhjen e fundit në Njësinë e tatimeve, pas çka ka ardhur në përfundim se ka kërkesa të caktuara që janë vështirë të inkasueshme. Pjesa më e madhe e tyre janë pretendime që vijnë nga kategoritë më të vështira të rasteve sociale në komunë ose persona juridik që janë në proces të mbylljes dhe nuk i kanë paguar vazhdimisht obligimet e tyre.
Duke u nisur nga fakti se shteti komunës së Kumanovës i ka ndarë mjete në shumën prej 100 milionë denarë, me të cilat duhet t’i shlyejmë borxhet ndaj subjekteve ndaj të cilëve kemi obligime financiare si komunë, në një frymë pozitive, një vendim i tillë duam të përcjellim që ta ndjejnë edhe qytetarët dhe personat juridik në komunë.
Për këtë qëllim ne kemi vendosur të anullojë një total prej 42.898.437 në bazë të firmës, tatim të pronës për personat fizik dhe juridik. Bëhet fjalë kryesisht për detyrimet që datojnë nga viti i largët 2004 deri në vitin 2010 dhe kryesisht ata janë transferuar me bartjen e kompetencave nga të ardhurat e Kumanovës. Thjeshtë nuk duan t’i mbajmë këto shifra vetëm si evidencë, por të kontribuojmë në përmirësimin e buxhetit modest në kategoritë më të rrezikuara sociale të qytetarëve, ka thënë kryetari Maksim Dimitrievski.