Filluan aktivitetet për ndërtimin e garazhës në kate në qendër të qytetit
I informojmë qytetarët e Komunës së Kumanovës se që nga sot kanë filluar aktivitetet përgatitore për instalimin e garazhës në kate përpara Qendrës së Kulturës “Trajko Prokopiev”. Montimi është planifikuar të zgjasë deri në fund të shkurtit kur është planifikuar edhe lëshimi në përdorim. Për shkak të aktiviteteve për ngritjen e parkingut, në këtë zone të qendrës së qytetit nuk do të mund të parkoheni deri në fillim të marsit.