Kryetari Dimitrievski mbikëqyr aktivitetet në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë
Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski së bashku me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov, sot vizituan dhe inspektuan punimet e kryera në rrugën rajonale Kumanovë – Shën Nikollë.
Në teren po rehabilitohet dhe asfaltohet rruga me gjatësi 42 km, me fonde të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe pritet të përfundojë, më së voni, deri në pranverë .