Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për kompensim të pjesërishëm të harxhimeve për kyçje në rrjetin e gazit në territorin e Komunës së Kumanovës për vitin 2018

KOMUNA E KUMANOVËS

 Në bazë të pikave 4 dhe 6 të Programit për subvencionim të qytetarëve për kyçje në rrjetin e gazit në territorin e Komunës së Kumanovës për vitin 2018 (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kumanovës” nr. 17/2017), Komuna e Kumanovës publikon

 

 

THIRRJE PUBLIKE

për kompensim të pjesshëm të harxhimeve nga kyçja në rrjetin e gazit në territorin e Komunës së Kumanovës për vitin 2018

  1. Përshkrimi i thirrjes publike

1.1. Komuna e Kumanovës, me qëllim të stimulimit të qytetarëve për ta shfrytëzuar gazin për ngrohje të shtëpive të tyre, me çka ndotja e ajrit është minimale dhe nuk ndikon në ndryshimet klimatike, do t’u sigurojë atyre kthimin e një pjese të harxhimeve të shkaktuar nga taksa për kyçje në rrjetin e gazit, pas ditës së shpalljes së kësaj thirrjeje publike, deri në harxhimin e buxhetit të dedikuar për atë qëllim, por jo më vonë se 30.11.2018.

1.2. Mjetet që do t’i kompensojë Komuna e Kumanovës arrijnë vlerën 10.000 denarë, për kërkesë të miratuar për subvencionim të kyçje në rrjetin e gazit.

1.3. Thirrja publike është shpallur në Faqen elektronike të Komunës së Kumanovës, në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Gjatë kohëzgjatjes së thirrjes, më së paku dy herë do të ketë njoftim të sërishëm të opinionit përmes mediave elektronike.

1.4. Kusht për pjesëmarrje në Thirrje publike është që blerësi të mos ketë shfrytëzuar subvencion për të njëjtin qëllim nga çdo burim tjetër në Republikën e Maqedonisë.

2. Mënyra e paraqitjes në thirrjen publike

2.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë thirrje publike kanë banorët e Komunës së Kumanovës, që kanë lidhur Kontratë për kyçje në rrjetin distributiv të gazit dhe kanë Aktvendim për kyçje të dhënë nga NP “Kumanova – gaz” dhe do ta parashtrojnë Formularin e Kërkesës për shfrytëzim të së drejtës për kompensim. Në thirrje publike nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje amvisëritë që veç më janë lidhur në rrjetin distributiv të gazit, pa marrë parasysh atë se a e shfrytëzojnë të njëjtin, si dhe pronarët e objekteve të banimit që akoma janë në fazën e ndërtimit.

2.2. Për kompensim të pjesshëm të harxhimeve dhe për të dëshmuar se janë plotësuar kushtet për pjesëmarrje, parashtruesi i kërkesës, deri te Komuna e Kumanovës i dorëzon këto dokumente:

– Formularin e plotësuar, i cili përmban deklaratë se parashtruesi i Kërkesës më herët është kyçur nga NP “Kumanova – gaz”.

Kërkesa mund të merret në Arkivin e Komunës së Kumanovës ose të sigurohet nga  faqja elektronike e Komunës: www.kumanovo.gov.mk.

– Dëshmi se është banor i Komunës së Kumanovës: fotokopje e letërnjoftimit e parashtruesit të Kërkesës me adresën e vendbanimit (objektit ku do të bëhet kyçja).

  • Dëshmi në origjinal se nuk ka lidhur Kontratë për kyçje në rrjetin distributiv të gazit dhe Aktvendim për kyçje të lëshuar nga NP “Kumanova – gaz” pas ditës së publikimit të thirrjes.

2.3. Një person mund ta parashtrojë vetëm një kërkesë për kompensim.

2.4. Parashtruesi i Kërkesës, Kërkesën së bashku me dokumentet e nevojshëm, duhet t’i dorëzojë në zarf të mbyllur deri te Komuna e Kumanovës, rr. 11 Tetori pn, në Arkivin e Komunës së Kumanovës, çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

2.5. Në zarf duhet të qëndrojë: Thirrje publike për subvencionim të qytetarëve për kyçje në rrjetin e gazit në territorin e Komunës së Kumanovës, si dhe emri, mbiemri dhe adresa e parashtruesit të kërkesës.

 

3. Mënyra e implementimit të thirrjes publike

3.1. Kryetari i Komunës, me Aktvendim, formon komision i cili do ta realizojë thirrjen publike.

3.2. Komisioni ka për detyrë:

–  t’i kontrollojë kërkesat e arritura dhe dokumentacionin,

–  të përgatisë listë të parashtruesve të kërkesave – fitues të subvencioneve.

3.3. Pagesa e mjeteve do të bëhet në mënyrë sukcesive, sipas radhës së arritjes së kërkesave, deri në përmbushjen e buxhetit të paraparë për këtë qëllim, e që arrin vlerën 1.000.000 denarë, por jo më vonë se 30.11.2018.

3.4. Për kërkesat e arritura dhe të përpunuara do të mbahet evidencë me këto të dhëna:

– emri, mbiemri dhe adresa,

– data dhe ora e kërkesës së parashtruar sipas thirrjes publike.

3.5. Komuna e Kumanovës, varësisht nga dinamika e arritjes së kërkesave, në mënyrë periodike do ta njoftojë opinionin për mjetet e ngelura, deri në angazhimin e tërësishëm të tyre, por jo më vonë se 30.11.2018. Në momentin kur do të harxhohen mjetet e parapara me buxhet, Komuna e Kumanovës e shpall përmbylljen e thirrjes publike në faqen e saj elektronike.

4. Mënyra e realizimit të së drejtës për kompensim

4.1. Kryetari i Komunës së Kumanovës do të marrë Aktvendim për pagesë të mjeteve në vlerë prej 10.000 denarë, për qytetarët e Komunës së Kumanovës, nga mjetet e harxhuara për taksën e kyçjes në rrjetin e gazit, nëse vërteton se janë përmbushur kushtet e kësaj thirrjeje publike.

 

 

Nr. ___________

_____________

KUMANOVË

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст