Debat publik për Projekt – Vendim për huazim të brendshëm afatgjatë të Komunës së Kumanovës në kuadër të Projektit të dytë për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP2)
Hapet debat publik mbi tekstin e Projekt – Vendimit për huazim të brendshëm afatgjatë të Komunës së Kumanovës në kuadër të Projektit të Dytë për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale (MSIP2), të verifikuar me Konkluzionin e Këshillit të Komunës së Kumanovës, nr. 09-5562/3 të datës 10.09.2020.
Debati publik do të zgjasë 15 ditë, pra deri më 25.09.2020.
Opinionet dhe propozimet nga debati publik dorëzohen nga qytetarët dhe palët e tjera të intereuara në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Evropian, Planifikim Strategjik, Krijim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal (ZHEL) në Komunën e Kumanovës.
Projekt – Vendimin (Shkarkoje këtu)
Konkluzionin për verifikim të Projekt – Vendimit (Shkarkoje këtu)