Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ftesë për parashtrim të ofertave (Ekskursion – SHMTK “Nace Bugjoni”)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në përputhje me Rregulloren dhe mënyrën e realizimit të ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme, SHMTK “Nace Bugjoni” Kumanovë shpall

 FTESË PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE

për organizim dhe realizim të ekskursioneve gjatë vitit shkollor 2017/2018, për:

  1. Përshkrimi i shërbimit

-organizimi i ekskursionit përmbyllës për nxënës të vitit të tretë në shtetet e Evropës, në përputhje me Programin, për periudhë prej 6 (gjashtë) ditësh në maj të vitit 2018, me 4 (katër) netë në hotel me  3* и 4 * me mëngjes dhe darkë. Përshkrimi në detaje i shërbimit është dhënë në dokumentacionin me instruksione për ofertuesit dhe Programin për ekskursionin përmbyllës që mund të tërhiqet nga arkivi i shkollës, çdo ditë pune nga ora 08-14.

2. Kushtet minimale që duhet t’i plotësojnë ofertuesit janë:

– të jetë i regjistruar në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike.

– t’i ketë realizaur me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënsëve dhe aktivitete të tjera të lira gjatë 3 viteve të fundit.

– t’i përmbushë kushtet për transport të grupeve të fëmijëve në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e posaçme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve.

3. Oferta duhet bashkangjitur këto dokumenta:

  • dokumente si dëshmi për përmbushjen e kushteve minimale
  • programi për realizim të ekskursionit
  • formulari i plotësuar i ofertës
  • deklarata për seriozitetin e ofertës

4. Oferta që do të zgjedhet si më e volitshmja, në ditën e nënshkrimit të Kontratës me shkollën duhet të dorëzojë garanci bankare për kualitetin e realizimit të Kontratës në vlerën 10% nga vlera e përgjithshme e Kontratës.

5. Shpallja zgjatë pesë ditë pune, duke e llogaritur edhe ditën e shpalljes.

6. Ofertat të parashtrohen në arkivin e SHMTK “Nace Bugjoni” Kumanovë ose në adresën: rr. “Bajram Shabani”, p. n. 1300 Kumanovë, me dedikimin “Për Komisionin për mbledhje të oferave për ekskursion”

 

 

                                                                                          ОСТУ„Наце Буѓони“

                                                                                                     Куманово

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст