Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Hapen shkollat zbavitëse të futbollit – Kumanova 2018

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, në kej – in e qytetit i hapi shkollat zbavitëse të futbollit – Kumanova 2018 ( Open Fun Football ).
– Në këtë turnir do të marrin pjesë rreth 130 nxënës, nga klasa e parë deri në të pestën, të shkollave fillore të Komunës së Kumanovës, të udhëhequr nga arsimtarët.

Kryetari i Komunës, Dimitrievski, sportistët e rinj i porositi: të jeni të vyeshëm, të punoni vazhdimisht, të trajnoni, t’i dëgjoni profesorët e tuaj, por parimisht edhe prindërit, kur gabojnë thuajuni se gabuan, kurse ju korigjohuni përmes lojës suaj dhe jetës së mëtejme, bëhuni qytetarë të mirë të komunës dhe shtetit tonë, Republikës së Maqedonisë. Besoj se pas kësaj ngjarjeje, do të dalin talente të reja në qytetin tonë, të cilët do të përparojnë dhe do të japin kontributin e tyre për zhvillim të futbollit dhe sportit në përgjithësi në vend dhe në qytetin tonë. E shpall të hapur këtë turnir dhe le të fitojë ekipi më i mirë.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст