Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilltarët njëzërit e votuan vendimin për të filluar me punë çerdhja e re “Tërfili”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit të Komunës së Kumanovës, u debatua në lidhje me pikat nga fusha e urbanizmit, mbrojtjes sociale, arsimit dhe procedurave për nisje të projekteve.

Përskaj pikave të tjera të rendit të ditës, në këtë mbledhje, këshilltarët e votuan edhe Propozim – Vendimin për fillim me punë dhe kryerje të veprimtarisë të Intitucionit Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe” – Kumanovë , në objektin “Tërfili”, që gjendet në rr. “Kirili dhe Metodi” nr. 1 në Kumanovë, në kuadër të Intitucionit Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe” – Kumanovë;

“Tërfili” do të jetë objekt i ri i çerdhes “Angell Shajçe”, i vendosur në ndërtesën e ish – “Shtëpisë së Pionierëve”, me kapacitet t’i përfshirë tetëdhjetë fëmijë.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст