Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kumanovës e nënshkroi Kartën Civile – “Korniza globale e pjesëmarrjes së qytetarëve”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, ishte pjesë e panelistëve në konferencën “KARTA CIVILE – Korniza globale e pjesëmarrjes së qytetarëve” që u mbajt në hotel City Park në Shkup, e organizuar nga CIVIL dhe Qendra Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSC).

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se është nder i veçantë të flitet për Kartën civile, dhe shtoi se nëse duam të krijojmë shoqëri të shëndoshë, duhet patjetër të krijojmë individë të shëndoshë.

 

“Si qytetar, të cilit i janë shkelur të drejtat në 12 – 13 vitet e kaluara, tani kam mundësi t’i shkel të drejtat e dikujt, dhe më besoni se kufiri është tejet i ngushtë. E mbështes nismën e CIVIL, dhe pushteti lokal e ka obligim që t’i përmbushë të drejtat e qytetarëve.
Si kryetar komune, shpeshëherë më ndodh që dikush nga unë të kërkoj që unë t’ia kërkoj të drejtat, por, apeloj te të gjithë që vetë t’i krkojnë të drejtat e tyre. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka grupe të margjinalizuara që nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Duke iu falënderuar OJQ – ve, ato grupe kanë mundësinë t’i realizojnë ato. Komuna duhet të jepë mbështetje morale, por edhe materiale për ndonjë projekt të shoqërisë civile”, shtoi Dimitrievski.

Për ndryshe, Maksim Dimitrievski, është kretari i parë i një komune në Maqedoni, por edhe më gjerë që e përkrah kartën ndërkombëtare për pjesëmarrje të qytetarëve.

Përmes ngjarjes së sotme, opinioni u njoftua me qëllimet e KARTËS CIVILE dhe me mundësitë e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar. Njëherit, kjo ishte edhe një mundësi për mbështetësit dhe anëtarët e rinj të organizatës që të takohen dhe të këmbejnë informacione, ide dhe plane për hapat vijues të organizatës.

Qytetarët kanë mundësi që në këtë konferencë ta nënshkruajnë përkrahjen e Kartës Civile.

Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pjesëmarrja qytetare në formësimin e shoqërive është nevojë esenciale e kohës moderne. Ky dokument i ri, global, e fuqizon zërin e qytetarëve për më shumë të drejta dhe liri, për më shumë hapësirë për pjesëmarrje aktive në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal, shtetëror dhe global.

Në këtë konferencë CIVIL dhe Qendra Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSC),  i prezantojnë këndvështrimet dhe mundësitë e tyre prë bashkëpunim në mes të shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe qendror, mediave, komunitetit të biznesit, partive politike dhe palëve të tjera të interesuara që miratojnë vendime në vend.

“KARTA CIVILE – Çka ka këtu për mua?” është pilot projekt përmes të cilit CIVIL vazhdon ta promovojë  Kartën civile në një mënyrë inovative. Këtu përfshihet edhe hulumtimi i mundësive për vendosje të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar për miratim dhe zbatim konsekuent të Kartës civile.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст