Kryetari Dimitrievski realizoi takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP – së
Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, realizoi takimin e parë zyrtar me Narine Sahakjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP – së. Në takim u bisedua për projektet e përbashkëta, siç janë projekti i filluar për riparim dhe rregullim të shtratit të lumit Likova dhe për programin regjional për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që ka për qëllim përforcimin e partneritetit ndërmjet pushteve lokale dhe shoqërisë civile. Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi duhet të vazhdojë me intenzitet të përforcuar, përmes projekteve të reja për qytetarët e Komunës së Kumanovës.