Kumanova fitoi banorin e parë për vitin 2019
Sekretari i Komunës së Kumanovës Desanka Stoshevska vizitoi fëmijën e parë të lindur në Repartin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë.
I porsalinduri i parë është një mashkull, i lindur në 00:10.
Sekretari i Komunës së Kumanovës Stoshevska përgëzoi nënën dhe familjen për fëmijën e dytë, duke i uruar shumë shëndet dhe lumturi. Familjes iu dha një llogari kursimi dhe dhurata të tjera të përshtatshme.