Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Manifestim përmbyllës i projektit „Misteri”

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, ishte i pranishëm në manifestimin përmbyllës “Misteri muzikor” në kuadër të projektit “Misteri”. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Mobiliteti – Kumanovë dhe SHFK “Koço Racin”, kurse është financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.

Qëllimi kryesor i tij është pranimi i dallimeve si dhe përfitimi nga Mjedisi multinacional dhe multikulturor ku jetojmë, zhvillimi dhe ngritja e vetëdijes te nxënësit, prindërit e tyre si dhe mjedisi lokal për rëndësinë e çdo individi. Projekti nënkupton zhvillimin e empatisë, inkluzivitetit social dhe pranimit të fëmijëve me invaliditet trupor dhe pengesa inetelektuale si dhe nevoja të posaçme arsimore dhe grupeve minore.

Një nga bazat e projektit është organizimi dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta, mësimi interaktiv, krijimtaria kreatvie dhe puna ekipore, mundësimi i qasjes për të gjithë me konstruksionim të rrugëve qasëse deri te fushat e lojës dhe adaptim të fushave ekzistuesde të lojës në interaktive, të dedikuara për fëmijë me invaliditet trupor, si dhe hapësira për parkim, qasje, derë, rampa ndërmjet katesh dhe toalet për fëmijë me pengesa trupore.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст