Mbledhja e 13 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës
Më 04 Korrik 2018 (e mërkurë), në sallën e rrumbullakët të ndërtesës së organizatave të ish – organizatave shoqëroro – politike, me fillim prej orës 10:00 do të mbahet mbledhja e 13 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Kumanovës;
- Propozim – Aktvendimi për t’i dhënë pëlqim Vendimit të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë për verifikim të sendit të patundshëm që duhet të jetë lëndë e ankandit publik për ta dhënë me qira;
- Raporti për realizimin e Programit për rregullim të truallit ndërtimor, ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës së qytetit të Kumanovës dhe Programit për ndërtim, riparim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve dhe udhëve lokale në Komunën e Kumanovës për periudhën prej 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2018;
- Propozim – Vendimi për ndryshim të Vendimit për verifikim të standardeve për vendosje të objekteve të përkohshëm dhe pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Kumanovës;
- Propozim – Vendimi për përcaktimi të shiritit të rrjedhës së rregulluar të ujit “suvodolica Buçar” – Kanali 1, Kanali 2 dhe Kanali 3 nëpër fshatin Rramali – Komuna e Kumanovës;
- Propozim – Vendimi për nisje të procedurës për marrje me qira të hapësirës afariste për nevojat e Komunës së Kumanovës.