Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në Komunën e Kumanovës prezantohet pajisja për detektim të rrezikut nga kushtet e këqia atmosferike

Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski sot u takua me meteorologun Boris Sekirarski në zyrën e tij. Në takim u prezantua pajisja për të treguar rrezikun e motit të keq – ELIF, i cili aktualisht është unik në vend dhe në botë me një patentë të regjistruar, i shpërblyer me 4 medalje ndërkombëtare si inovacion.

Pajisja është e vendosur në fillim të rrugës Ivo Llola Ribar, në të djathtë, e përbërë nga një semafor me katër ngjyra që do të funksionojë pa ndërprerë dhe do të paralajmërojë për gjendjen atmosferike që vijon. Ngjyra e bardhë do të thotë se nuk ka rrezik, e kaltërta do të thotë përmbytje e përgjithshme (e konfirmuar nga institucionet përkatëse), e verdha se reshjet do të vazhdojnë edhe për 30 minuta, ndërsa e kuqja do të tregojë reshje jashtëzakonisht të mëdha shiu me rrezik nga përmbytja e shpejtë në shumë pjesë të qytetit.

Në të ardhmen pajisje të tilla do të instalohen në disa lokacione të qytetit.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст