Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të nderuar

Sektori për tatime dhe taksa pranë Komunës së Kumanovës, filloi me shpërndarjen e AKTVENDIMEVE TATIMORE PËR TATIM NË PRONË për vitin 2020, përmes postës, edhe atë të Aktvendimeve për personat juridik, fizikë dhe taksë komunale (firmë), si dhe PARALAJMËRIMET për personat juridik dhe taksë komunale (firmë) për vitin 2019.

Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë të obliguarit tatimor, gjegjësisht pronarët ose shfrytëzuesit e pronës në Komunën e Kumanovës, të cilët nuk i kanë marrë Aktvendimet për tatim në pronë për vitin 2020, të paraqiten në zyrat e Sektorit për tatim dhe taksa në Komunën e Kumanovës (përballë stadiumit të qytetit), që t’i marrin ato ose të informohen për procedurën e mëtejme.

 

Me respekt,

Sektori për tatime dhe taksa – Komuna e Kumanovës

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст