Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e dyzetë e një e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 04.05.2020 (e hënë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përphapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • SHKMSH Kumanovë në bazë të Aktvendimit për masa të sigurisë në lidhje me sëmundjen e shkaktuar nga virusi COVID -19 tek njerëzit, të miratuar në bazë të nenin 20, paragrafi 1, alineja 5 të Ligjit për siguri të ushqimit (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 157/10, 53/11, 1/12, 164/13, 187/13, 43/14, 72/15, 84/15, 129/15, 231/15, 39/16, 64/180), masave të Qeverisë së RMV dhe MSH dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i rekomandom NP “Tregu” – Kumanovë që ta përshtasë punën e tregut të kafshëvbe në harmoni me masat e Qeverisë së RMV dhe MSH.
  • SHKMSH Kumanovë në bazë të Kërkesës së NP “Tregu” – Kumanovë i rekomandon Komunës së Kumanovës që të fillojë me punë tregu rajonal dhe tregu i gjelbër, si për shitjen e ushqimit, prodhimeve bujqësore ashtu edhe për shitjen e luleve dhe prodhimeve të tjera në nivelin e dytë, nga e hëna deri të premten gjatë periudhës kohore 08:00-16:00, ku detyrimisht do të zbatohen masat e verifikuara për mbrojtje nga virusi.
  • SHKMSH Kumanovë i rekomandon Komunës së Kumanovës që ta vëjë në funksion parkimin zonal të oganizuar nga ana e NP “Kumanova – parking” – Kumanovë, me qëllim që të rregullohet parkimi dhe të zvogëlohet dendësia e trafikut në qytet.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст