Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së 89 të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 17.06.2022 (e premte)
Në hapësirat e Komunës së Kumanovës është mbajtur mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim lidhur me identifikimin e lokacioneve potenciale për zjarre të mundshme në territorin e Komunës së Kumanovës, si dhe masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe u miratuan rekomandimet, konkluzionet dhe masat e mëposhtme:
- Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim rekomandon dërgimin e letrave me informacion për vendndodhjen e objekteve të braktisura [“ZHITOMEL”, “Kombinati i Duhanit Kumanovë (MONOPOL)”, “Hotel KU-BA”, “Hotel KRISTAL”, “Hotel KUMANOVO” “PÇELLA”, “SUPER MARKET”, ambjente biznesi ngjitur me “Hotel MIMOZA”, ambjente që nuk përdoren dhe janë pjesë e ish-Kazermës “H.T. Karposh” etj.] në:
Qendrën Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) dhe inspektori kompetent nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), për të inspektuar dhe vlerësuar shkallën e rrezikut të zjarrit të mundshëm, për të ndërmarrë veprimet e duhura nën juridiksionin e tyre dhe për të dhënë komente për atë që është ndërmarrë;
Sektori për mbikëqyrje inspektuese (inspektori komunal) për inspektim dhe ndërmarrjen e veprimeve në kompetencë të tyre për obligimin e pronarëve të objekteve afariste të braktisura për pastrimin dhe sigurimin e tyre; - Sektori për urbanizëm për inspektim nga Komisioni për funksionalitetin e objekteve dhe përcaktimin e qëndrueshmërisë/pjerrësisë së objekteve të përmendura.
- Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim rekomandon që t’i dërgohet shkresë MPB-së – SPB Kumanovë dhe Sektorit për Inspektim (Inspektoratit Komunal) për kontrolle të shpeshta të lokacioneve ku ka zjarre të shpeshta (v.q. “Bavçi”, v.q. “Stari Llozja”, v.q. “Bagrem Banja” dhe lokacioni “TUSH”).
- Kërkesë Ministrisë së Brendshme – SPB Kumanovë për përjashtimin nga komunikacioni dhe largimin nga hapësirat publike të motokultivatorëve, pasi që në pajtim me rregulloret ligjore, janë makina bujqësore që duhet të shfrytëzohen nga subjektet me aktivitet përkatës të regjistruar.
- Të përcjell kërkesat në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe NP “Pyjet e Maqedonisë” për trajtimin dhe mbrojtjen e duhur të pyllit me pisha në zonën e f. Biljanovcë (lokaliteti “Studena Voda”) për shkak të paraqitjes së molës “Borov Çetnik”.
- Rekomandim ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë për pastrimin e lëndinave në objektin e tyre afër shkollës fillore “Koço Racin” – Kumanovë.
- Apel qytetarëve që të mos djegin kashtë dhe bar të thatë (sidomos në periudhën e ardhshme), si dhe hedhjen e bishtave të cigareve, që të mos ketë zjarre. Gjithashtu, SHKMBSH apelon që të gjitha zjarret e konstatuara në ambiente të hapura të raportohen në linjat telefonike 193, 112 dhe 078365061.