Parku i bletëve në KEJ – in e qytetit
Në KEJ – in e qytetit filluan aktivitetet në lidhje me projektin “Ambient i shëndetshëm për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm” të shoqatës së bletarisë “Bleta”.
Projekti parashikon krijimin e një parku bletësh, ku do të mbillen pemë dhe bimë mjalti, si dhe instalimi i disa tabelave informative mbi rëndësinë e bletëve, bletarinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Në këtë ngjarje i pranishëm ishe edhe kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski.