Përfaqësues të Komunës së Kumanovës për vizitë në Novi Sad
Me rastin e Ditës së Novi Sadit, përfaqësues të Komunës së Kumanovës, sot ishin për vizitë në këtë qytet. Delegacioni u prit nga Kryetari i Komunës, z – ri Millosh Vuçeviq, ku u këmbyen dhurata, e më pas edhe në akademinë solemne që u organizua me rastin e 271 vjetorit të ekzistimit të këtij qyteti.