Përforcimi i sigurisë në trafikun rrugor në nivel lokal
Në hapësirat e Komunës së Kumanovës, në organizim të Këshillit republikan për siguri në trafikun rrugor u mbajt një punëtori me temë “Përforcimi i sigurisë në trafikun rrugon në nivel lokal”. Në këtë punëtori, përskaj përfaqësuesve të komunës së Kumanovës morën pjesë edhe përfaqësues të SPB Kumanovë, nga Fakulteti Teknik dhe përfaqësues të institucioneve tjera kompetente. Qëllimi i punëtorisë ishte analizimi dhe avancimi i gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në territorin e Komunës së Kumanovës, avancimi i bashkëpunimit ndërmjet subjekteve kompetente, këmbimi i qëndrimeve, mendimi, përvoja dhe definimi i masave për trafik më të sigurtë në nivel lokal.