Po ndërrohen ujëmatësit e vjetër në sistemin e ujësjellësit
Po vazhdon projekti i NP “Ujësjellësi” dhe Komunës së Kumanovës për ndërrim të ujëmatësve të vjetër elektronik me ujëmatës të ri në sistemin e ujësjellësit të Komunës së Kumanovës. Projekti është i financuar nga IPA fondet në vlerë të përgjithshme prej 1,8 milion euro, ku parashihet ndërrimi i 10.000 ujëmatësve elektronik, trajnim për të punësuarit, blerja e aparateve dhe instrumentave për zbulim të defekteve nëntokësor dhe sofueri për zonimin e sistemit të ujësjellësit në Komunën e Kumanovës. Projekti duhet të realizohet brena një viti.