Prezantohet Programi për punë të frytshme komunale 2018 – Projekti “Përqafimi lokal”
Programi Puna e frytshme komunale është pjesë e projektit “Krijimi i mundësive të punësimit për të gjithë”, i mbështetur nga Qeveria për zbatimin e Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës në vitin 2018.
Programi Puna e frytshme komunale financohet nga Agjencia e Punësimit të RM dhe UNDP. Projekti u zbatua nga Departamenti për Mbrojtjen Sociale, Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kujdesin Shëndetësor dhe filloi më 1 shtator 2018. Janë angazhuar
20 të papunë, kërkues aktivë të punës në Kumanovë në Qendrën për Punësim nga kategoritë e mëposhtme: të papunë afatgjatë (mbi 12 muaj në evidencën e APRM); personat e rinj të papunë deri në 29 vjeç, të regjistruara në APRM; personat përfitues të ndihmës sociale ose kompensimin e papunësisë; prindër të vetëm; prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Projekti “Përqafimi lokal” është i përbërë nga tre ide projektuese siç janë: Ideja e parë e projektit i referohet grupit të synuar – përdoruesit e dy qendrave ditore për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale (QD “Poraka Nasha” Kumanovë dhe QD – MPPS-Kumanovë në Çick) . Me të njëjtin nëpërmjet punës mbikëqyrëse, gjegjësisht shkollimit individual, mundësohet që qendrat e kujdesit ditor të bëhet një vend ku, përveç përvetësimit të aftësive të caktuara themelore për pavarësinë, do të ofrojnë shërbime në formën e arsimit, punësimit, zhvillimit të aftësive sipas afiniteteve personale dhe përfshirjen përmes sportit. Për realizimin e kësaj ideje të projektit, janë angazhuar 6 persona të papunë. Ideja e dytë e projektit i referohet grupit të synuar – nxënësit me aftësi të kufizuara të përfshirë në arsimin e rregullt gjithëpërfshirës, dhe i njëjti është realizuar me punësimin e 10 asistentë mësimore, nxënësve me aftësi të kufizuara u është dhënë përkrahje dhe gjithashtu sigurohet përfshirja reale në procesin arsimor përmes asistencës gjatë orës mësimore. Për herë të parë që nga ky vit, është prezantuar ideja e tretë e projektit, e cila i referohet grupit të synuar – njerëz të moshuar dhe të dobët. Ai synon të zhvillojë një formë të shërbimit për të moshuarit në shtëpi për të siguruar mbështetje psikologjike dhe sociale dhe për të ndihmuar në kryerjen e detyrave të përditshme të njerëzve të moshuar, organizimin, strukturimin më të mirë të kohës që do të çojë në përmirësimin e cilësisë jetesës së tyre dhe zhvillimin e një ndjenje të përkatësisë në komunitet, ku janë angazhuar 4 persona. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e aktiviteteve të projektit është 2.710.000,00 denarë. APRM ka siguruar mjete për angazhimin e personave në vlerë prej 1.350.000,00 denarë, ndërsa kontributi i komunës është 1.360.000.00 denarë.