Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Renovohet Shkolla Fillore “Jeronim De Rada”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski, Ambasadori Samuel Zbogar dhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski së bashku me drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni Marko Mantovanelli, sot vizitoi Shkollën Fillore “Jeronim De Rada” në f. Çerkez. Në këtë shkollë, me fonde nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, në vlerë prej 43,783 euro, janë ndryshuar dyshemetë, tavani dhe mobilieritë e brendshëm, me çka është realizuar edhe një projekt për përmirësimin e kushteve për nxënësit. Më herët në shkollë u ndërrua sistemi për ngrohje me ngrohje qendrore dhe u montuan radiatorë të rinj, kurse vijon edhe ndërtimi i sallës sportive. Kryetari theksoi se mbështetja në zhvillimin e zonave rurale dhe përmirësimi i kushteve të punës në shkolla do të vazhdojë.

Ministri Tevdovski falënderoi Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore për mbështetjen e projekteve që ofrojnë kushte më të mira në arsim, si dhe projekte për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Ambasadori Zhbogar theksoi se edhe pse bëhet fjalë për pak mjete, efekti i arritur është i madh dhe ka kontribuar në një ndryshim pozitiv në mjedis dhe në përmirësimin e kushteve për fëmijët. Pas përfundimit të ngjarjes në komunën e Kumanovës ka pasur një takim në mes të kryetarit të komunës Dimitrievski dhe Kryetari të Këshillit të Komunës së Kumanovës Atina Murgashanska, me ministrin Tevdovski, Ambasadorin Zhbogar dhe drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni Marko Mantovanelli.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст