Shënohet “2 Prilli” – Dita Ndërkombëtare e Autizmit
Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Dega Kumanovë, në Sheshin e Qytetit, me rastin e 2 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, organizoi një program rasti kushtuar kësaj dite. Përmes muzikës dhe fjalimeve të defektologëve u shënua dita e personave me autizëm. NË këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski.