Shpallen nxënësit më të mirë të gjeneratës
Me rastin e 24 majit – Ditës së mësuesve pan sllav, sot u mbajt një solemnitet me program kulturo – artistik, i organizuar nga Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Kumanovës dhe Shoqata e punëtorëve të arsimit. Në këtë manifestim, solemnisht u ndanë diploma dhe shpërblime për nxënësit më të mirë – të parët e gjeneratës nga gjithsej 24 shkolla fillore dhe të mesme. Diplomat për suksesin e arritur, nxënësve ua ndau Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës Atina Murgashanska.