Stërvitje ekspozuese në sheshin e qytetit
Nën patronazhin e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës, në sheshin e qytetit u realizuar stërvitje eskpozuese, që kishte për qëlllim ta prezantojë rolin e përbashkët të institucioneve në sistemin shoqëror. SPB Kumanovë, NJTKZ Zjarrëfikësit, ekipi i Spitalit të Përgjithshëm dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, para qytetarëve e prezantuan pajisjen dhe projektet përmes të cilëve sigurohet ndihmë, mbrojtje dhe shërbime më kualitative për qytetarët. Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti Kryetari i Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska.