Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim informativ me një grup bujqish nga Komuna e Kumanovës

Në sallën e Këshillit të Komunës së Kumanovës (ndërtesa e ish – Komitetit) u realizua një takim me një grup bujqish (prodhues), në kuadër të projektit: “Treg i qëndrueshëm për prodhime të freskëta bujqësore, në fushën tej kufitare në Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kumanovës”.

Projekti realizohet në kuadër të programit: Cross-Border Cooperation Programme Kosovo – former Yugoslav Republic of Macedonia.

Qëllimi kryesor i projektit është: Rritja e shitjes dhe fitimit nga prodhimet e freskëta bujqësore në Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kumanovës, përmes organizimit të tregjeve të gjelbër të avancuar.

Takimi u realizua me qëllim që bujqit e Komunës së Kumanovës dhe ata të rajonit të njihen me mundësitë që i ofron projekti si dhe me ndikimin e tij.

Me këtë projekt janë paraparë trajnime për prodhuesit e: pemëve, perimeve dhe prodhimeve të qumështit, si dhe trajnime për kujdesin ndaj konsumatorëve.

Përskaj trajnimeve, bujqit e përfshirë do të mund të marrin pjesë në takime me përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregjet mobile dhe javëve tej kufitare të organizuara në Komunën e Gjilanit. Në këtë projekt do të përfshihen 50 bujq nga Kumanova dhe rajoni, përmes selektimit paraprak sipas kritereve të parashtruara në projekt.

Takime të tilla, në grupe të vogla, në vazhdimësi, do të organizohen edhe në të ardhmen, deri në fund të majit të vitit 2018.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст