Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takimi i parë zyrtar i Kryetarit Maksim Dimitrievski me Ambasadorin e SHBA – ve Xhes Bejli

Në Komunën e Kumanovës u realizua takimi i parë zyrtar i Kryetarit Maksim Dimitrievski me Ambasadorin e SHBA – ve Xhes Bejli. Në këtë taksim u theksua rëndësia e përkrahjes amerikane për Kumanovës që kryesisht reflektohet me përkrahjen e projekteve, për planet e ardhshme për zhvillim të infrastrukturës, si dhe për arsimin dhe investimet kapitale. Ambasadori Bejli, shprehu kënaqësi nga vizita në Kumanovë dhe nga bashkëpunimi që ekziston ndërmjet Kumanovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, u realizuan takime edhe me deputetët e Kuvendit, e më vonë edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст