Takimi i Kryetarit të Komunës Dimitrievski me legjendat e sportit
Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, në hapësirat e Komunës së Kumanovës ka realizuar një takim me legjendat e sportit që kanë arritur në Kumanovë m rastin e promovimit të filmit dokumentar “Sokolana, krenaria jonë”.
Disa nga emrat më të njohur dhe më të rëndësishëm të sportit, që nëpër vite kanë defiluar në Sokolana – Vlladimir Bocevski, Hristo Gjorçevski, Bllagoja Georgievski, Llazar Lleçiq, Vlladimir Voinovski, Zoran Gabriq, Venco Sazdov, Stojmir Canevski, Strashe Todoroviq, Mirolub Lalevski – Nini, Borkica Nikollovska, Vojkan Popoviq, Vlladimir Nakovski, Risimka Triçkoviq, Millorad Ivanovski – Mice, Dushko Ivanovski – Bobi, Rade Georgievski, Tomisllav Veliçkovski, Novica Trendafilovski, biseduan me Kryetarin e Komunës për aktivitetet, ngjarjet dhe sukseset sportive nga e kaluara.
Pas takimit së bashku u nisën drejt Qendrës së Kulutërs “Trajko Prokopiev”, ku u mbajt promovimi i filmit dokumentar “Sokolana, krenaria jonë”, i bashkëqytetarit tanë Marjan Stoshevski. Filmi dokumentar e pasqyron historinë të njërit nga simbolet më të rëndësishme në Kumanovë – objekti sportiv Sokollana.