U hap ekspozita “500 vejt Kumanova”
Në galerinë e Muzeut të Kumanovës u hap ekspozita “500 vjet Kumanova”. Kjo ekspozitë përmban mbi 100 vepra – vizatime, grafite, skulptura dhe fotografi që i kushtohen Kumanovës dikur dhe sot, kurse janë dhuruar nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Ekspozitën e hapi kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska, e cila mbajti fjalim para të pranishmëve.
Ekspozita do të zgjasë deri më 8 Mars, kurse e njëjta ka karakter bamirës dhe mjetet që do të sigurohen nga shitja e veprave do të jepen për donacion.