U mbajt mbledhja e parë e Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive
Komisioni për marrëdhënie ndërmjet bashkësive pranë Këshillit të Komunës së Kumanovës e mbajti mbledhjen e parë. Komisionin e përbëjnë 12 anëtarë, bashkëpunëtor të jashtëm të etniteteve të ndryshme. Në rend dite të mbledhjes ishte zgjedhja e kryetarit të Komisionit.
Kryetar i Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodh Tanja Kërstevska – referent i burimeve njerëzore, e punësuar në NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi”.
Komisioni për marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të bashkësive etnike që janë pakicë. Komisioni, gjithashtu, me funksionin e tij e verifikon transparencën e Këshillit të Komunës.