U prezantua projekti i Erazmus Studime kulturologjike në biznes
Kryetari Maksim Dimitrievski ishte i pranishëm dhe mbajti fjalim në ngjarjen Multiplier Event që ka për qëllim të prezantohet për së afërmi projekti Studime kulturologjike në biznes.
Programi Erazmus Studime kulturologjike në biznes është formuar si projekt i përbashkët i gjashtë institucioneve të arsimit të lartë nga Evropa, në mesin e të cilëve është edhe Euro Kolexh – Kumanovë. Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i programit inovativ nga sefera e ekonomisë dhe biznesit, ku do të përfshihen njohuri të reja për natyrën e ekonomisë globale, gjegjësisht qasja e re ndaj zgjidhjes së krizave globale ekonomike dhe ekologjike me qasje kolektive.