U shënua 80 vjetori i rënies së heroit popullor Hristijan Todorovski Karposh
Në kujtim dhe respekt për veprën e komandantit legjendar të LNÇ-së, Hristijan Todorovski Karposh, Shoqata e Veteranëve të Armatës dhe Policisë nga përbërja aktive dhe rezervë – SHVAPAR Kumanovë, tradicionalisht shënoi përvjetorin e vdekjes së tij, kah fundi i Luftës së Dytë Botërore (7 shkurt 1944, Biljaça, Serbi).
Në akademinë e sotme solemne, e cila u mbajt në klubin e Shoqatës, u shfaq filmi dokumentar (prodhuar nga SHVAPAR) për personazhin dhe veprën e heroit kombëtar, i ndërthurur me vargje të interpretuara nga nxënësit e SHFK “Hristian Karposh” – Kumanovë.
Për nder të prijësit dhe atdhetarit të Kozjakut, para të pranishmëve fjalime mbajtën organizatorët e manifestimit dhe përfaqësuesi nga administrata komunale, Aleksandar Kërstevski.