Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sipas Ligjit për transport, Komuna e Kumanovës është e obliguar të organizojë transportin në linjat komunale.
Sipas Vendimit për rregullimin e linjave të transportit komunal të udhëtarëve në territorin e Komunës së Kumanovës janë të rregulluara 26 linja.

Komuna e Kumanovës ka zhvilluar procedurë pas shpalljes publike për transport të udhëtarëve në linjat komunale për përzgjedhjen e transportuesve.

Deri më tani, janë përzgjedhur transportuesit për gjithsej 15 linja:

nr. 1. PRIOVCE – BEDINJË
nr. 2. KOJNARE E EPËRME – KOJNARE E POSHTME – KUMANOVË
nr. 6. f. ARXHANOC – KUMANOVË
nr. 7. KUMANOVË – BEDINJË – f. LlOPAT
nr. 9. ÇERKEZI – KUMANOVË
nr.10. f. BILANOVCË – BEDINJË
nr. 11. f. UMIN DOLl – f.NOVO SELLË – f. LUBODRAG – KUMANOVË
nr.13. KUMANOVË – f.REÇICË
nr. 14. STACIONI I AUTOBUSAVE – f.ORASHAC
nr. 17. KUMANOVË – TABANOC (SLANISHTE)
nr.18. KUMANOVË – f. SKAÇKOVCË
nr.19.KUMANOVË – f. PÇINJË – f. STUDENA BARA
nr. 21.KUMANOVË – GRADISHTË – f. PEZOVË – f. KSHANJË – f. KOKOSHINJË
nr. 23. KUMANOVË – f.KUÇKAREVË – f. GABRESH,
nr. 24. KUMANOVË – KOSTURNIK.

Linjat e mbetura do të përzgjidhen në periudhën e ardhshme, pas përfundimit të procedurës.

Sipas Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjit për arsimin e mesëm, nxënësve duhet t’u sigurohet transport falas për dhe nga shkolla.
Linjat e përzgjedhura do të përdoren nga nxënësit, ndërsa për linjat që janë në procedurë do të rregullohet transporti veçantë me linjë, i cili do të sigurojë transport falas për të gjithë nxënësit.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст