Donacion për Komunën e Kumanovës nga Drexlmeier
Kompania e huaj DMM Drexlmeier Manufacturing Macedonia SHPKNJP ka dhuruar një mjet motorik të udhëtarëve (furgon) për nevojat e Komunës së Kumanovës.
Automjeti është i përshtatur për transportin e personave me nevoja të veçanta, ka rampë automatike për karrige me rrota dhe hapësirë adekuate për transportimin e pajisjeve.
Automjeti i dhuruar do të vihet në dispozicion të shoqatave që kujdesen për këtë kategori vulnerabël të qytetarëve, gjë që do të sigurojë një nivel më të lartë të përfshirjes së tyre në shoqëri. Në dorëzim të sotëm në Komunë morën pjesë kryetari Maksim Dimitrievski dhe përfaqësues nga Drexlmeier, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Lucas Miringer. Në takim u propozuan ide për realizimin e projekteve në bashkëpunim të mëtutjeshëm, të cilat do të kishin rëndësi të madhe për qytetarët.