Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga Sektori për tatime dhe taksa pranë Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës i njofton të gjithë personat juridik se në pajtim me dispozitat për inkasimin e detyrueshëm nga Ligji për tatimin në pronë dhe Ligjin për taksë komunale për firmë, do të fillojë procedurë për inkasimin e detyrueshëm të kërkesave të papaguara në bazë të tatimit vjetor në pronë dhe taksë vjetore për firmë (emri i lokalit afarist) për vitin 2020.

Personat fizik marrin aktvendime për inkasim të detyruar për të gjitha vitet për të cilat nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre tatimore në pronë deri në vitin 2020.

 

Po ashtu ka filluar shpërndarja e paralajmërimeve për tatimin e papaguar të pronës për vitin 2021 për të gjithë personat fizik dhe juridik si dhe paralajmërimet për taksën e papaguar vjetore për firmë (emri i lokalit afarist gjegjësisht firmës).

Duke pasur parasysh se aktvendimet për inkasim të detyrueshëm dhe paralajmërimet janë nxjerrë më 17 nëntori dhe shpërndarja ka filluar të premten, më 28 janar 2022, të gjitha subjektet (personat juridikë dhe fizikë) që ndërkohë i kanë shlyer detyrimet e tyre nuk duhet t’i marrin parasysh paralajmërimet dhe aktvendimet për inkasim të detyruar.

 

Në prill të vitit 2021, Komuna e Kumanovës ka shpërndarë aktvendimet për tatimin në pronë dhe taksë komunale për firmë për vitin 2021 për të gjitha personat juridik dhe fizik që posedojnë pasuri të paluajtshme dhe veprojnë në territorin e Komunës së Kumanovës.

Për shkak të faktit se afati për arkëtimin e borxhit të vonuar pas vërejtjes së dorëzuar ka kaluar në bazë të tatimit vjetor të papaguar dhe taksës komunale ose taksës për firmë (emri i lokalit afarist) për vitin 2020, Komuna e Kumanovës ka përgatitur aktvendime për arkëtim të detyruar, të cilat u dorëzohen tatimpaguesve.

U rekomandojmë të gjithë tatimpaguesve dhe taksapaguesve që kanë borxhe të prapambetura dhe të papaguara për arsyet e mësipërme, që t’i shlyejnë ato.

Theksojmë se nëse pas marrjes së një aktvendimi të tillë borxhi nuk shlyhet, në përputhje me nenin 73 të Ligjit për tatimin në pronë do të përgatitet aktvendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve dhe ato do t’u dorëzohen bankave.

Për të gjitha paqartësitë dhe sqarimet në këtë pjesë, qytetarët dhe personat juridik mund të drejtohen në hapësirat e Sektorit për tatim dhe taksa në Komunën e Kumanovës, ndërtesa e mëhershme e  SHA Kozjak, përballë stadiumit të qytetit.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст