Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbrëmje festive me Love musical – Simfonium

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Mbrëmë në Shtëpinë e Artizanateve u mbajt edicioni i tretë i manifestimit kulturo-artistik Love Musical, për nder të 14 shkurtit, ditës së dashurisë dhe verës, me mbështetjen e Fondacionit për Kulturë dhe Sport – Kumanovë.

Manifestimi organizohet nga orkestra simfonike pranë SHMK Gjimnazi “Goce Dellçev” – Kumanovë, nën drejtimin e profesorit Filip Petrovski – autor i skenarit.

Për kënaqësinë e të pranishmëve u interpretuan pjesë të njohura muzikore, të shoqëruara me performancë dramatike nga gjimnazistët e Kumanovës.

Në manifestimin tradicional morën pjesë anëtarë të Këshillit të Komunës së Kumanovës dhe përfaqësues nga administrata komunale.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст