Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Dialogje për punën e policisë në komunitet”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në organizim të Eurotink – Qendra për Strategji Evropiane, sot në Komunën e Kumanovës është mbajtur takim rajonal, ku është diskutuar për transparencën dhe llogaridhënien e policisë në bashkësitë lokale, në kuadër të rajonit planor verilindor.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues nga administratat komunale të Kumanovës, Staro Nagoriçanit dhe Kriva Pallankës, përfaqësues të policisë, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Qëllimi kryesor është përmirësimi i komunikimit ndërmjet palëve të interesuara, pra policisë dhe entiteteve të ndryshme civile lokale dhe nacionale.
Diskutimi rezultoi me propozim zgjidhje praktike dhe rekomandime për ndërgjegjësimin për nevojat dhe sfidat e punës demokratike policore, në bashkëpunim me qytetarët.
Në emër të Komunës së Kumanovës, kryetarja e Këshillit të Komunës, Ivana Gjorgjievska, foli për temat aktuale dhe gjendjen në SPB, e cila theksoi se ka hapësirë ​​për bashkëpunim dhe komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve në rajon.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст