Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje Publike për aplikim për “Shpërblimin e Nëntorit”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Këshilli i komunës së Kumanovës

Komisioni për shënimin e festave

dhe manifestimeve si dhe ndarjen

e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

Nr. 18 – 6734/1

  1. 10. 2019

Kumanovë                                                                                                                               Për:

____________________________

____________________________

Kumanovë

 

Për informim të opinionit, Ju lusim që Shtëpia Juaj informative ta publikojë këtë

 

N j o f t i m

 

Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Kumanovës, Komuna e Kumanovës edhe këtë vit do ta ndajë “Shpërblimin tradicional të Nëntorit”, si shprehje të mirënjohjes më të lartë shoqërore, që ndahet për të arritura të posaçme, në sfera të caktuara.

Sipas Vendimit, “Shpërblimi i Nëntorit” u ndahet individëve, ndërrmarjeve e organizatave tjera, institucioneve, shoqatave dhe bashkësive, veprimtaria gjegjësisht rezultatet e të cilave, në punë dhe veprimtari, paraqesin të arritur të posaçme në sferën e ekonomike dhe jashtë ekonomike, gjatë periudhës një apo më shumë vjeçare.

Vepra, gjegjësisht të arriturat të kenë qasje në opinion deri më 11 tetor të këtij viti, kurse autori i veprës të jetë banor i Komunës së Kumanovës, organizata ose bashkësia të jetë nga Komuna e Kumanovës, gjegjësisht vepra dhe të arriturat tematikisht të jenë të lidhura për Komunën e Kumanovës.

Të drejtë për propozimin e kandidatëve për “Shpërblimin e Nëntorit” të Komunës së Kumanovës kanë ndërmarrjet, institucionet, shoqatat, bashkësitë vendore, grupet e qytetarëve dhe individë.

Ju lusim propozimet për ndarjen e “Shpërblimit të Nëntorit”, me arsyetim në formë të shkruar, t’i dërgoni deri te Komisioni për shënimin e festave dhe manifestimeve, si dhe ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve, më së voni deri më 31 tetor të këtij viti.

 

Kryetari i Komisionit

Sasho Millkovski

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст