Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Me program rasti u shënua patronati i SHMK Gjimnazi “Goce Dellçev” – Kumanovë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me program rasti u shënua patronati i SHMK Gjimnazi “Goce Dellçev” – Kumanovë

Në shenjë kujtimi dhe respekti për figurën dhe veprën e revolucionarit të madh, vizionarit dhe liderit të lëvizjes kombëtare maqedonase, Goce Dellçev, delegacione të shumta nga institucione dhe shoqata qytetare vendosën lule të freskëta para bustit në oborrin e Gjimnazit të Kumanovës.
Në emër të Komunës së Kumanovës kanë bërë nderime anëtarët e Këshillit të Komunës dhe përfaqësues të administratës komunale, të prirë nga udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Aleksandar Jovanoviq.
Në manifestimin e rastit për nder të festës së patronatit, nxënësve më të suksesshëm iu ndanë çertifikata për rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor.
Në sallën sportive të shkollës u organizua një “ditë e hapur” me stenda, ku nxënësit përmes aktiviteteve dhe prezantimeve prezantuan para vizitorëve një pjesë të kurrikulës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст