Njoftim për rregullat e lëvizjes për të gjithë bujqit që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore (RVEB)
Në përputhje me aktet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të gjithë bujqit që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore (RVEB), e që kanë nevojë të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë ditëve të vikendit (11-12.04.2020 ), përmes telefonit ta njoftojnë Shtabin e Krizës në vendbanimin e tyre, ku do ta paralajmërojnë nevojën e akvititetit ditor bujqësor.
Nevojën e lëvizjes bujqit e pa evidentuar duhat ta paralajmërojnë në Shtabin e Krizës, një ditë më herët deri në ora 20. Njëkohësisht duhet ta definojnë kohën e saktë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore.
NUMRI I TELEFONIT PËR PARALAJMËRIM: 075 273 192
Ua tërheqim vërejtjen se Shtabi Komunal i Krizave nuk do të japë leje lëvizjeje, por vetëm do t’i evidentojë bujqit që kanë parashtruar kërkesë për lëvizje pa pengesa, për realizim të aktiviteteve bujqësore, e më pastaj lista e këtyre personave do të dërgohet te njësite kompetente organizative të policisë (Njësi, stacion, OPB, SPM).
Në këtë mënyrë bujqëve të pa evidentuar do t’u mundësohet të lëvizin pa pengesa gjatë ditëve të vikendit, me qëllim të kryerjes së aktiviteteve bujqësore rrjedhëse.
Kur miratohet vendime për kufizim të lëvizjes ndahen dy grupe sipas moshët, për të cilët miratohen kufizime të posaçme, e ato janë mbi moshën 67 vjeçare dhe nën 18 vjet. Kur SHVMSH mbledh të dhëna dhe përmes MSHIA jep leje sëris këto dy grupe janë të përjashtuar nga lejet.
Akte të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Shtabet komunale për mbrojtje dhe shpëtim në lidhje me kërkesat për marrje të lejes për lëvizje nga qyteti për në fushë bujqësore dhe jashtë fshatrave, vetëm gjatë vikendeve, të përgatisin listë saktë të verifikuar të personave – bujqëve me numër dhe të dhëna për to dhe t’i dërgojë te OPB – SPB kompetent, me qëllim që t’u mundësohet lëvizja pa pengesa këtyre personave për punë në fushë.
- Operatorët ekonomik që janë përcaktuar nga shtabet komunale për mbrojtje dhe shpëtim, për dërgim të gjërave më të domosdoshme deri te qytetarët në një territor të caktuar të të njëjtëve dhe në qytetin e Shkupit u lejohet delja nga kufijtë e komunës dhe territorin ku kanë leje pune.
- Shtabet komunale të krizës për mbrojtje dhe shpëtim nuk guxojnë të japin leje lëvizjeje për personat gjatë ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësit kërkesat vetëm duhet t’i përcjellin de institucionet kompetente shtetërore (Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shoqërisë Informatike).