Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Atina Murgasanska u lind më 29 korrik 1968 në Probishtip. Shkollën fillore e kreu në SHF “Koço Racin” dhe të mesmen në gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë, si nxënëse e gjeneratës. Diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup. Ka dhënë provimin e jurisprudencës, është magjistrante e të drejtës administrative në UKM dhe është një ndër mediatorët e parë në Republikën e Maqedonisë. Ajo ka punuar si gazetare dhe redaktore e programeve për të rinjtë dhe programeve të natës në Radio Kumanovë, dhe më pas si edukatore dhe prezantuese në sektorin joqeveritar. Është një aktiviste e shquar në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Pjesëmarrëse në projekte, trajnime dhe seminare të shumta në vend dhe jashtë vendit në fushën e të drejtave të njeriut, vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal dhe menaxhimit me mbeturinat. Ajo është e punësuar si ndihmës udhëheqëse e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor Verilindor. E martuar dhe nënë e një djali. Në partinë e saj politike ajo është koordinatore e Forumit të Grave të LSDM-së për Kumanovën dhe anëtare e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale të LSDM-së. Në zgjedhjet lokale, në tetor 2017, u zgjodh këshilltare, si bartëse e listës së

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст