[lsvr_pressville_icon id="fone" icon="icon-phone"]Tel:(+381) 31 475 800 [lsvr_pressville_icon id="fone1" icon="icon-envelope"] Е-posta: [email protected]
Maksim Dimitrievski është i lindur më 29 nëntor 1975 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në qytetin e lindjes kurse ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup. Në vitin 2011 përgatit dhe publikon punimin shkencor: “Të hyrat dhe të dalat e përgjithshme tatimore në NJVL, me qasje të veçantë Komunën e Kumanovës”. Magjistraturën e ka mbrojtur në temën: “Niveli i ulët i decentralizimit – shkak për zhvillim jo adekuat të njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë”.
Ka përvojë shumë vjeçare si afarist privat.
Dimitrievski është njeri familjar, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve.
Karrierën politike e fillon si aktivist i ri në Lidhjen Social – Demokrate të Maqedonisë.
Në vitin 2008 bëhet pjesë e Këshillit të Komunës së Kumanovës, e më vonë edhe kryetari, nga viti 2012 deri në vitin 2016. Karrierën politike e vazhdon si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri.
Në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2017 zgjedhet Kryetar i Komunës së Kumanovës.
________________________________________