Vjeshta në Kumanovë
Shoqata e qytetarëve “Starter Proekt” në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe Fondacionin për Kulturë dhe Sport, në vigjilie të vitit 2019, kur shënohet 500 vjetori i ekzitstimit të Kumanovës, organizuan prohram kulturo -artistik me të cilin do të shënohen katër stinët e vitit – Vjeshta, Dimri, Pranvera dhe Vera në Kumanovë. Ideja është që përmes ngjarjeve të ndryshme me karakter edukativ – zbavitës t’i kushtojmë vëmendje dhe dashuri qytetit tonë dhe t’i nderojmë gjeneratat e Kumanovarëve të cilat dhanë kontribut që Kumanova të jetë kjo që është sot.
Vjeshta në Kumanovë
Më 29 gusht, programin e hapën grupet EOS dhe Warden Clyffe me një shfaqje nën kujdesin e I.K Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” nga Kumanova.
Pastaj, më 9, shtator Shoqata e qytetarëve “Starter projekt” në bashkëpunim me Fondacionin për Kulturë dhe Sport “Kumanova” dhe shoqatën e qytetarëve “Youthquake” kanë filluar iniciativën për të rinjtë të quajtur “Mëngjesi kreativ”. Në kuadër të këtij projekti do të punohet me maturantët e shkollave të mesme, pjesëtarë të gjitha bashkësive etnike nga komuna jonë. Ideja e mëngjeseve të tilla krijuese është për të krijuar një mundësi të dëgjohen pikëpamjet e tyre mbi shoqërinë në të cilën jetojmë dhe mundësitë që kjo të kanalizohet nëpërmjet diskutimit dhe shprehjes krijuese me një ekip ekspertësh në fushën e teatrit, psikolgjisë, historisë së artit, sociologjisë dhe punës sociale. Temat që do të trajtohen në këto shoqërime do të rezultojnë në një shfaqje / performancë që do ta ketë premierën në qershor 2019.
Përmes bashkëpunimit me qendrën rajonale për personat me aftësi të kufizuara intelektuale “Poraka nasha” nga Kumanova, mbrojtësit e tyre do të jenë pjesë itengrale e grupit.
Më 15 shtator, në ora 11:00 Kolonia e pikturave për fëmijë, pranë Fondacionit për Kulturë dhe Sport “Kumanova” dhe shoqata së qytetarëve “Starter projekt” ju ftojnë në aeroportin sportiv Axhi Tepe në Kumanovë. Artistët e rinj veprat e tyre i transformojnë në dragua fluturues dhe ju ftojmë ta zgjidhni imagjinatën tuaj dhe së bashku me miqtë dhe të dashurit tuaj të krijoni një dragua, siç e kanë bërë dikur prindërit tuaj. Ngjarja është pralajmërim i Kolonisë së ardhshme të pikturave për fëmijë, që do të mbahet në qershor të vitit 2019. Pastaj do të ftohen kolonitë e artit të fëmijëve nga e gjithë Maqedonia.
Më 21 shtator në ora 21:00, nën kujdesin e Qendrës për Kulturë, grupi “Khara” do të promovojë albumin e ri “Heaven Can not Wait”.
Më 22 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon vjeshta, me iniciativën e ekipit të ekspertëve të kopshtit “Angell Shajçe” dhe shoqatës së qytetarëve “Starter Projekt” do të organizohet një ngjarje në Pelincë, ku nëpërmjet lojës më të vegjlit do ta kalojnë ditën e parë të vjeshtës në natyrë, duke e festuar Pemën e jetës – rrënjë si të parët, trung si shoqëria në të cilën jetojmë, degët – të dashurit tanë dhe fletët si gjeneratat e reja.
Më 27 shtator në orën 20:00 në program e kemi performancën e fundit të Teatrit të Kumanovës “Fizikë e trishtim” bazuar në romanin e Georgi Gospodinov, me regji të Milosh Andonovski.
Më 29 shtator, do të mbahen tri ngjarje për të rinjtë. Në orën 11:00, organizuar nga I.K. Qendra Kulturore e Kumanovës do të mbajë një seminar për fëmijë “Riciklo, rikrijo”. Përmes lojës krijuese, nxënësit e mësimit klasor do të kërkojnë një mënyrë për të ricikluar materiale për të krijuar një temë të re. Paralelisht me këtë program, në orën 12:30 do të luhet shfaqja për fëmijë “Jovançe dhe Marika” në regji të Bojana Kralevskës. Në ora 19:00 në hollin e Qendrës për Kulturë është shfaqja e grupit të vallëzimit “Fusion” nga Kumanova.