NJOFTIM
Njoftohen të gjitha organizatat e qytetarëve që aplikojnë në “Thirrjen publike për organizatat” që të parashtrojnë propozim – projekte në kuadër të Programit Regjional për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)” në Komunën e Kumanovës, që ishte hapur më 13 mars 2018 deri më 09 prill 2018, se thirrja është anuluar dhe do të shpallet sërish në shtator/tetor 2018.
Thirrja do të hapet për të gjitha organizatat e qytetarëve në Komunën e Kumanovës. Duke e pasur parasyshë eksperiencën nga thirrja e parë, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të organizatave të qytetarëve dhe përgatitjen e tyre më të mirë për thirrjen e re, do të organizohen sesione informative dhe trajnime/monitorime shtesë për organizatat e interesuara.
Informatat për thirrjen e re publike për të gjithë aktivitetet tjera në lidhje me të, do të shpallen në faqen elektronike të Komunës së Kumanovës dhe UNDP – së.