Kryetari Maksim Dimitrievski priti në takim Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski
Në vizitë zyrtare në Komunën e Kumanovës ishte Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Së bashku me Kryetarin e KOmunës Maksim Dimitrievski e vizituan objektin e ri për qëndrim gjithëditor të fëmijëve me pengesa në SHFK “Braqa Milladinovci”, i pari i këtij lloji në rajon. Më pastaj në kabinetin e Kryetarit të Komunës bisedua për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve si dhe për fillimin e projekteve të reja. Në agjendë ishte edhe takimi me punëtorët e falimentuar në qytet.