Takime në Komunën e Kumanovës me rastin e Ditës së Qytetit
Në Komunën e Kumanovës, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski dhe Kryetarja e Këshillit të Komunës Atina Murgashanska, me rastin e Ditës së Qytetit, në mënyrë solemne pritën Veteranët e LNÇ, kryetarët e mëhershëm të komunës, kryetarët e mëhershëm të Këshillit komunal, kryeshefin e SPB Kumanovë dhe përfaqësuesit e policisë, përfaqësuesit e ARM – së, oficerët e pensionuar policor dhe ushtarak dhe veteranët e luftës dhe NJZKZ – Kumanovë.