Vendosja e luleve në përmendoren Kosturnica
Në përmendoren Kosturnica, përkujtimorja e luftëtarëve të rënë nga Lufta Nacionalçlirimtare, në Kumanovë u shënua 11 Nëntori – Dita e çlirimit të qytetit. Veterantë e luftës, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, kryetari i Këshillit të Komunës Atina Murgashanska, Sekretari i Komunës Desanka Stoshevska, Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, përfaqësues të MPB – së dhe ARM – së, një numër i madh i delegacioneve që janë në qytet me rastin e festës së Kumanovës, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, parti politike, institucione dhe ndërmarrje publike, shoqata të qytetarëve si dhe përfaqësues të sektorit jo qeveritar u përkulën dhe vunë lule të freskëta para përmendore.