SHPALLJE INTERNE PËR AVANCIM TË NËPUNËSVE ADMINISTRATIV
KOMUNA E KUMANOVËS
SHPALLJE INTERNE PËR AVANCIM TË NËPUNËSVE ADMINISTRATIV
Në bazë të nenit 11, nenit 30, paragrafi 1, alineja 2, paragrafi 3 dhe paragrafi 5, nenit 48 dhe nenit 49 të Ligjit për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 16/05, 142/16 dhe 11/18) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën e paraqitjes së kërkesës për avancim, mënyrën e zbatimit të përzgjedhjes administrative dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e përzgjedhjes, varësisht nga kategoria e punës për të cilën publikohet shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 11/2015 dhe 35/2018), Sekretari i Komunës së Kumanovës, publikon
SHPALLJE INTERNE NR. 02/2018
PËR AVANCIM TË NËPUNËSIT ADMINISTRATIV
Publikohet shpallja interne për avanimin e 1 (një) nëpunësi administrativ përvendin e punës:
Shifra: UPR 01 01 B04 000
Emërtimi dhe titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Njësisë për punë komunale, infrastrukturë dhe trafik
Emri i njësisë: Njësia për punë komunale, infrastrukturë dhe trafik
Emri i sektorit: Sektori për punë komunale, infrastrukturë dhe trafik dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës
Numri i realizuesve: 1
Kushtet e veçanta:
– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës së kualifikimeve në Maqedoni, dhe të paktën 240 kredi të fituara në bazë të ECTS, ose studime të nivelit VII/1, studime në arkitekturë, planifikim urban dhe ndërtim dhe menaxhim me ujërat ose shkencat juridike
– përvojë pune, edhe atë:
– të paktën katër vjet përvojë profesionale prej të cilëve të paktën një vit punë në sektorin publik, gjegjësisht të paktën gjashtë vjet përvojë profesionale, prej të cilëve të paktën dy vjet si vend pune udhëheqës në sektorin privat,
Kompetencat specifike të punës:
– njohuri aktive për një nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht)
– njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe
– provim të dhënë për menaxhim administrativ.@
Orari i punës:
– orari javor i punës: nga e hëna deri të premten;
– orët e punës brenda javës: 40
– orari ditor i punës: fillimi i orarit të punës nga ora 8: 00 deri në 16:00, me pauzë prej orës 11:00 deri në 11:30, me një kohëzgjatje totale të ditës së punës prej tetë orësh.
Shuma monetare neto në total, për nivelin e arsimimit dhe pjesa e rrogës për nivelin: 28.302,00 denarë
Kandidatët që aplikojnë në shpalljen interne duhet t’i përmbushin këto kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;
– të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
– të jetë i moshës madhore;
– të ketë gjendje shëndetësore të përgjithshme për vendin e punës dhe
– me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës, nuk i është shqiptuar ndalim për ushtrim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës
Në këtë shpallje interne mund të aplikojë çdo nëpunës administrativ i punësuar në Komunën e Kumanovës, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësim të vendit të punës, të parapara për nivelin adekuat me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Rregulloren mbi sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Kumanovës, ku nëpunësi administrativ duhet t’i plotësojë edhe këto kushte:
– të jetë i notuar me “A” ose “B” gjatë notimit të fundit,
– të jetë në vend pune në një nivel më të ulët ose të jetë në vend pune brenda kategorisë së njëjtë si puna për të cilën është publikuar shpallja interne,
– të ketë kaluar të paktën dy vjet në punën aktuale;
– të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një formular aplikimi (Shkarko këtu) në adresën zyrtare elektronike të Njësisë për menaxhim me resurset njerëzore
[email protected]
Formulari i plotësuar si dhe dëshmitë për të dhënat që i përmban aplikacioni, është e nevojshme që brenda 5 (pesë) ditëve nga data e publikimit të shpalljes interne, në formë letre përmes arkivit të Komunës së Kumanovës, t’i parashtrojnë në Njësinë për menaxhim me resurset njerëzore.
Kandidati aplikacionit mund t’i bashkangjesë:
vërtetime për trajnimet e kryera me sukses dhe/ose
vërtetime për monitorim të suksesshëm (si mentor ose nëpunës administrativ i monitoruar)
Në aplikacion, kandidatët, janë të obliguar me përgjegjësi materiale dhe penale të vërtetojnë se tëdhënat në aplikacion janë të sakta dhe të paraqitur, kurse dëshmitë e dorëzuara janë identike me origjinalin.
Vërejtje: Kandidatët që kanë dhënë dëshmi të rreme në aplikacion ose që është vërtetuar se ka dhënë dëshmi të rreme do të skualifikohen nga procedurat e mëtejshme e kësaj shpallje.
Sekretari i Komunës së Kumanovës
Desanka Stoshevska